“Këta janë të pafytyrë”- Lefter Maliqi sulmon deputetët e opozitës së re: Disa punojnë për qeverinë, të ngrihemi në…

Nov 15, 2019 | 10:57
SHPËRNDAJE

maliqi-3Deputeti i opozitës së re në Kuvend, Lefter Maliqi gjatë fjalës së tij në seancën e jashtëzakonshme plenare tha se disa prej deputetëve të rinj që ndodhen në parlament punojnë për qeverinë.

Maliqi bëri thirrje për një revolucion të ri, pasi sipas tij këta që qeverisin sot po mundohen të instalojnë diktaturën.

“Ju deputetët të rinj që jeni këtu. Disa prej jush janë të ndershëm, por disa punojnë për këtë këtu(Ramën). Këta janë të pafryrë. Babëzia e këtyre është shumë e madhe dhe i bëj thirrje të gjithëve të ngrihen në një revolucion të ri për diktaturën që këta po instalojnë”, u shpreh Maliqi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura