“Këta janë njësha”, Rama me ekspertët izraelitë në banesat e dëmtuara nga tërmeti në Durrës

Dec 9, 2019 | 11:52
SHPËRNDAJE

Grupi i ekspertëve dhe inxhinierë izraelitë vijojnë sot inspektimet në banesat e dëmtuara në Durrës.

Në vend ka qenë edhe kryeministri Edi Rama që ka parë nga afër procesin e inspektimit dhe ka folur me ekspertët dhe banorët që janë ende të traumatizuar nga tërmeti.gruaja

“Janë prishur muret por struktura shumë e qëndrueshme dhe do riparojmë dëmet në mure, muret janë si lëkura, dëmtohet por nuk krijon rrezik, në këmbë na mban skeleti jo lëkura. Ky kompleks është i rikuperueshëm, nuk ka kolona të dëmtuara, thjesht muraturë”- tha Rama teksa shihte nga afër banesat, me të cara të frikshme në mure dhe faqe të tjera muresh të rëna përtokë.inxhinieri

“Këta janë nga Izraeli dhe janë njësha, inxhinieri thotë që pas katastrofës duhet ta puthësh shtëpinë tende se ka qëndruar dhe ju ka mbrojtur”- i tha Rama gruas së shtëpisë, që ishte ende e trembur nga gjithë sa kaloi.

Ndërkohë që specialistët shohin përmes një aparature të posaçme gjithë kolonat e banesave. “Kjo është kamera termike që tregon që kolonat janë të gjitha në rregull do hedhim përtokë vetëm muret”- tha Rama pasi foli me një nga specialistët.kamera-termike

Gruaja: Isha vetëm dera nuk hapej

Inxhinieri: Shtëpia ju ka mbrojtur struktura është solide, shikojmë të carat po nuk ka probleme, ka pasur shumë tundje, tani do bëjmë muret më të forta që të jenë më të qëndrueshme, tani jemi ne me ju, shtëpia ju mbrojti dhe zoti gjithashtu.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura