“Këta janë dy shokë, është loja e këtyre”/ Monika Lubonja habit me deklaratën e saj për Ilirin dhe Donaldin

Jan 14, 2022 | 12:19
SHPËRNDAJE

Iliri Shaqiri dhe Donald Veshaj janë dy nga banorët më të komentuar të Big Brother Vip dhe dy pretedentët kryesorë për të fituar. Duke qenë dy nga banorët më “të fortë”, në shtëpi është folur shpesh rreth grupimeve dhe pozicionimit të banorëve mes të dyve, ku aktorja Monika Lubonja dukej sikur po ruante një ekulibër mes dyshes. Së fundmi ajo ka pasur debate të forta me Ilir Shaqirin, por teksa po diskutonte me banorët në oborr ajo ka deklaruar se ai dhe Donald Veshaj janë të dy “janë shokë të ngushtë me njëri-tjetrin”.

monika-lubonja-ilir=shaqiri-donald-veshaj

Diskutimi nisi nga një situatë komike që balerini dhe aktori i humorit shkaktuan një natë më parë me Monika Lubonjën. Teksa po fliste në lidhje me shakanë me banorin e ri, Arbër Sulstarovën dhe Ilir Shaqirin, aktorja shprehu për dyshen Ilir-Donald se janë shokë dhe se kjo që po bëjnë ata është një lojë. Deklarata e aktores u shoqërua me të qeshura nga banorët, ndërsa balerini nuk e kundërshtoi duke mos e vazhduar bisedën.

monika-ilri

“Këta janë dy shokë por është loja e këtyre. Këta janë shokë të ngushtë me njëri-tjetrin. E ke parë kur del një temë kot këta të dy futen. Të flasi Monika me Sarën, na dhanë një herë fjalën… Dhe ti thua Monika. Janë dopio këto. I kam parë dje me çfarë kënaqësie po bashkëpunonin. Dhe unë vazhdoj t’ju mbush mendjen, unë jam ajo që jam. Dje të dy, njëri bam tjetri tha “prit se edhe guduliset”. Nëse ka sy ky Big Bother të flasi, nëse s’ka sy të heshti përgjithmonë.”, shprehet Monika Lubonja.

monika-iliri-arbri

Kujtojmë se aktorja ka pasur debate të forta me Donald Veshajn në javët e para të Big Brother dhe së fundmi edhe me Ilir Shaqirin, me të cilin dukej se ishte distancuar. Madje në debatin e fundit ajo u shpreh se është ndier shumë keq dhe se komenti i tij ishte në një “nivel ordiner”.

 “Atë ditë kur e dëgjova u ndjeva keq. Unë kam bërë shaka me të gjithë dhe jam treguar e kujdesshme me të gjithë. Për Ilirin e ruaja atë lloj respekti, pavarësisht fjalëve që ai më shkroi. Nuk më pëlqen, unë kam një familje, një vajzë, një shoqëri që kam lënë jashtë. Më vjen keq sepse ardhja ime këtu nuk ka qenë e lehtë. Unë rrjedh nga një familje shumë e hapur, me prindër që kanë ditur të japin kulturën, dhe nuk i kam ndjerë shumë paragjykimet e të tjerëve. Përtej shakave, kur kamerat i kemi 24 orë, mendoj se dhe sikur ta kisha lënduar Ilirin kaq fortë, ky është një nivel ordiner”, u shpreh aktorja në lidhje me shakën e balerinit për mjeljen e dhisë të cilën e quajti Nika, “treshe”.

monika-iliri

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura