Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë i kërkon falje Kryeministrit të Kanadasë

Jun 12, 2018 | 23:49
SHPËRNDAJE

Këshilltari për tregti në Shtëpinë e Bardhë, Peter Navarro, ka kërkuar falje të martën për tonet e tij të ashpra ndaj kryeministrit kanadez, Justin Trudeau, pas mbajtjes së samitit të grupit të shtatë shteteve më të industrializuara, ka raportuar Wall Street Journal.

Në një ngjarje të organizuar nga Journal, Navarro ka thënë se ai ka bërë gabim.

“Misioni im ka qenë të dërgojë një shenjë të dukshme të forcës”, është cituar të ketë thënë Navarro.

epa05703681 Peter Navarro, President-elect Trump's pick for head of the National Trade Council, arrives in the lobby of Trump Tower in New York, USA, 07 January 2017. The US President-elect Donald Trump is holding meetings at Trump Tower as he continues to fill in key positions in his new administration. EPA/ALBIN LOHR-JONES / POOL

“Problemi është që gjatë transmetimit të mesazhit nuk kam përdorur gjuhë adekuate”.

Në një intervistë për Fox News ditën e diel, Navarro i është drejtuar ashpër Trudeau, pas përfundimit të punimeve në samit gjatë vikendit.

“Është një vend special në ferr për secilin lider që punon me qëllim të keq në diplomaci me presidentin Donald Trump dhe më pas tenton t’i vendosë thikë pas shpine, dhe këtë gjw e ka bërë Justin Trudeau në konferencë për media. Ai është gjest i ligë dhe i pandershëm”, ka thënë Trudeau në një program të Fox News.

Në një ditë më parë, këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, ka sulmuar po ashtu Trudeau.

Të dy këshilltarët kanë akuzuar Trudeau për tradhti ndaj Trumpit, teksa lideri kanadez ka mbajtur një konferencë për media pasi është larguar presidenti Trump.

Trudeau ka thënë se Kanadaja do të marrë hapa hakmarrës në përgjigje të tarifave amerikane për çelik dhe alumin.REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura