Këshilltari i Ramës reagon për deklaratën e ish-zëdhënësit të Pentagonit

Apr 19, 2016 | 23:54
SHPËRNDAJE

Për deklaratën e ish-zëdhënësit të Pentagonit, i cili e konsideroi Edi Ramën lider të korruptuar, ka ardhur dhe reagimi i Drejtorit për Marrëdhënien me Mediat të Kryeministrisë, Endri Fuga.Endri-Fuga

Në një koment të shkurt, Fuga e cilëson deklaratën e Gordon si “qesharake” duke thënë se Rama ka lidhje me korrupsionin po aq sa ka Trump me të vërtetën kur flet për myslimanët.

“Ç’reagim qesharak i trumpistit! Edi Rama me korrupsionin ka po aq lidhje sa ka Trumpi me të vërtetën kur flet për myslimanët”, shkruan Fuga.

Në komentin e tij për “Fox Business”, Gordon u shpreh se qëndrimi i Ramës ndaj Trump vjen e ndikuar nga lidhjet e tij me Xhorxh Soros dhe se Kryeministri shqiptar është lider i korruptuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura