Këshilltari i qeverisë irakiane: Pse Shqipëria rrezikon me muxhahedinët

Mar 2, 2016 | 11:53
SHPËRNDAJE

Këshilltari i qeverisë irakiane, Massoud Khodabandeh ka shkruar për “Huffington Post” për Shqipërinë dhe vullnetin e saj për të pranuar muxhahedinë nga kampet në Lindjen e Mesme.

MujahedinKëshilltari, në opinionin e tij për gazetën prestigjoze, shkruan ndër të tjera se Shqipëria rrezikon shumë me pranimin e muxhahedinëve, që sipas tij askush nuk i pranon në territorin e vet, madje as SHBA-të.

“Shqipëria është vendi ku do të transferohen pjesëtarë të organizatës së njohur terroriste të muzhahedinëve (MEK). Momentalisht të ndodhur në Irak, pjesëtar të MEK-ut do të shkojnë në Shqipëri, sipas një marrëveshjeje të firmosur në vitin 2013”, shkruan Khodabandeh.

“Që nga vitet 1980, muxhahedinët janë paguar dhe trajnuar për të sulme terroriste nga Sadam Hyseini, që kërkonte ndryshime në regjimin e Iranit”, shkruan këshilltari i qeverisë aktuale të Irakut.

“Mirëpo pas rrëzimit të Sadamit, MEK-u u pranua nga SHBA-të si grup i mbështetur i saj dhe që vepronte me miratimin e SHBA-ve në Lindjen e Mesme.

Për shkak të statusit të tyre të keq, asnjë vend nuk ka pranuar presionin amerikan për të marrë muxhahedinë, që janë përdorur nga SHBA-të kur marrëdhëniet me Iranin ishin të ngrira për çështjen e programit bërthamor.

artikulliMirëpo, Hilari Klinton e bindi ish-kryeministrin Berisha që t’i pranonte 200 prej tyre. Nga ana tjetër, Rumania refuzoi në mënyrë kategorike në vitin 2014 që të pranonte muxhahedinë.

Muxhahedinët kanë krijuar de fakto një eklavë në Shqipëri, ashtu sikurse kanë bërë në Irak.

Qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të pyesin nëse rrezikohen nga terrorizmi tashmë që në Shqipëri do të vendosen 3 mijë muxhahedinë.

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje mjafton të shohësh se çfarë ka ndodhur. Iraku po pret me padurim që t’i largojë muxhahedinët nga Lindja e Mesme, ndërsa Perëndimi nuk i pranon. Ka një arsye për këtë.

Duhet të kujtoj se muxhahedinët veprojnë në vende ku ligji dhe zbatimi i tij është i dobët. Shqipëria ka probleme me zbatimin e ligjit, ashtu sikurse edhe Iraku.

Në këto kushte, muxhahedinët përbëjnë kërcënim për dhunë”, shkruan këshilltari.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura