Këshilltari i Metës kritikon Veliajn: S’të tolerojnë tiranasit siç bënë me Bashën

Oct 4, 2015 | 5:22
SHPËRNDAJE

Këshilltari për Marrëdhëniet me Jashtë i kreut të Kuvendit, Ilir Metës ka kritikuar kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn për mënyrën e shembjes së ndërtimeve pa leje në Tiranë.

Ralf Gjoni2Ralf Gjoni shkruan në FB shqetësimin e tij për mbetjet e ndërtimeve të shembura, të cilat kanë mbetur anës rrugëve dhe askush nuk kujtohet për t’i pastruar.

Faksimile-GjoniNë një postim në FB, Gjoni ironizon Veliajn si person që bën shou mediatik. “Bashkia e Tiranës bën mirë që prish ndërtimet pa leje, por të mos na zërë rrugët me mbetjet e prishjes së tyre, që as nuk marrin mundimin t’i pastrojnë.

Apo ikën kamerat u krye lajmi dhe se çan më njeri kokën për to. Kush mendon se tiranasit do të tolerojnë siç bënë me Bashën e ka gabim!”, shkruan Gjoni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura