Këshilltarët e PD bojkotojnë mbledhjet në Kavajë e Krujë: S’njohim kryetarët me precedentë

Aug 31, 2015 | 12:09
SHPËRNDAJE

Këshilltarët e Partisë Demokratike në Bashkinë e Kavajës nuk e njohin kryetarin e kësaj bashkie dhe kanë vendosur të mos marrin pjesë në mbledhjet e thirrura prej tij.

Elvis Rroshi
Elvis Rroshi
Përmes një deklarate për mediat, PD njofton se këshilltarët demokratë nuk njohin legjitimitetin e një kryetari Bashkie si Elvis Roshi, pasi është me precedent të rëndë penalë, si një përfaqësues i trafikut të drogës.

“Po ashtu, edhe këshilltarët demokratë të Bashkisë së Krujës, nuk e njohin për kryetar Bashkie, Artur Bushin, person i arrestuar dhe i proceduar nga policia italiane për trafik droge’- njofton PD.

Sipas saj, keshilltarët demokratë të këtyre bashkive besojnë se qytetarët e Kavajës dhe të Krujës, meritojnë të përfaqësohen nga persona me integritet të lartë e që janë në shërbim të tyre, dhe jo nga njerëz të inkriminuar që janë në shërbim të pushtetit të tyre personal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura