Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton vendimin, rikthehen abonetë e përgjithshme. Ja kur mund të blihen

Jun 28, 2021 | 15:19
SHPËRNDAJE

Bashkia e Tiranës ka vendosur të rikthejë në treg abonetë e përgjithshme për qytetarët që përdorin transportin publik.

Urbanet-qytetar-maska-rihapja sherbimi (12)

Shitja e aboneve të përgjithshme do të nisë nga 1 korriku. Ky vendim vjen pas një muaji pezullimi, që sipas Bashkisë ishte bërë me qëllim përmirësimin e kushteve dhe shërbimit për qytetarët.

Këshilli Bashkiak i Tiranës e miratoi sot vendimin, pasi thotë se gjatë muajit qershor,  “Drejtoria e Transportit e Trafikut Rrugor realizoi më shpejt në kohë procesin e mbledhjes së të dhënave për shërbimin e transportit qytetës.

Ky proces do të shërbejë për kryerjen e një analize studimore, e cila do të ndihmojë në përmirësimin e shërbimit për qytetarët”.

Pak ditë më parë, burime nga Bashkia e Tiranës thanë se përveç urdhërit për të rikthyer abonetë e përgjithshme në treg, kryebashkiaku Erion Veliaj paralajmëroi se do të ndëshkojë me heqje të licencës edhe disa nga operatorët e transportit publik, të cilët nuk kanë respektuar standardet dhe kanë shkelur rregullat e vendosura nga Bashkia e Tiranës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura