Këshilla për të fjetur mirë gjatë gjithë natës

Mar 1, 2020 | 9:22
SHPËRNDAJE

Mungesa e gjumit ndikon gjatë gjithë ditës sonë. “Stresi mund t’ju mbajë zgjuar, por pagjumësia mund të dëmtojë aftësinë tuaj për të rregulluar stresin ditën tjetër, duke krijuar një ‘ortek stresi’”, thonë ekspertët.

auto_gjumi-vikend1503122635

Stresi rrit nivelet e neurotransmetuesve dhe hormoneve të tilla si kortizoli dhe norepinefrina, duke ju mbajtur në një gjendje hipervigjilente. Më poshtë janë disa këshilla që mund t’ju vijnë në ndihmë për një gjumë të mirë gjatë natës.

MËNGJESI

Gabimet tona më të mëdha ndodhin në mëngjes. Pas një nate të keqe, edhe gjatë ditës nuk do të jemi shumë produktivë.

Ndaj është e rëndësishme që të përcaktoni një orar të caktuar për zgjimin Hani mëngjes, edhe nëse nuk jeni të uritur Në mëngjes sigurohuni që disa proteina të tilla si veza, kosi, mishi ose qumështi, të gjenden në pjatën tuaj. “Në përgjithësi, proteina ka tendencë të lehtësojë prodhimin e dopaminës, një neurotransmetues i zgjimit”, thonë mjekët.

DILNI NË NATYRË

Ekspozimi ndaj dritës në mëngjes, mundësisht i kombinuar me stërvitje si një shëtitje me qenin ose në stacionin e autobusit, konsiderohet një rutinë e shëndetshme. Edhe një shëtitje në natyrë 10-30 minuta në ditë siguron më shumë dritë sesa të ndenjurit brenda në shtëpi me të gjitha dritat e ndezura.

MEDITONI

Ulja e ankthit dhe shqetësimit gjatë ditës mund t’ju ndihmojë të bëni gjumë të thellë natën. Gjeni pesë deri në 10 minuta për të përdorur teknikën e meditimit të “skanimit të trupit”. Mos hani të paktën dy orë para gjumit.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura