Këshilla e Islamit për Blushin: Krijo parti të re. PS-së i ikën 220 mijë vota

Jul 5, 2015 | 11:40
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i PS-së, tashmë deputet i Partisë Demokratike, Kastriot Islami ka thënë për “Ora News” se Ben Blushi, deputet i mazhorancës duhet të krijojë një parti më vete.

Ben Blushi dhe Kastriot Islami

Islami, duke folur për zgjedhjet e 21 qershorit tha se PS-së dhe Ramës i kanë ikur 220 mijë vota dhe këta votues do të përkrahin Blushin, nëse ky i fundit krijon një parti të vetën.

Ben Blushi prej kohësh njihet si deputeti opozitar brenda mazhorancës. Ai gjithnjë kritikon qeverinë dhe drejtuesit e PS-së për aktivitetin e tyre politik. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura