KESH jep informacionin si paraqitet situata në Kaskadën e lumit Drin: Prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike

Jan 28, 2021 | 9:37
SHPËRNDAJE

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka bërë të ditur të dhënat e fundit mbi situatën në Kaskadën e lumit Drin deri sot në mëngjes në orën 08:00.

kaskada e drinit

Kështu, sipas KESH, nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:

* Hec Fierzë 290.58 mmnd, ( kuota max. 296 mmnd )

* Hec Koman 172.85 mmnd, ( kuota max. 175.5 mmnd )

* Hec Vau i Dejës 74.55 mmnd ( kuota max. 76 mmnd )

Prodhimi në të tre Hec-et është :

* Hec Fierzë, 8.400 MËh (ditor)

* Hec Koman, 13.587 MËh (ditor)

* Hec Vau i Dejës, 4.320 MËh (ditor)

Prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin.

Aktualisht prurjet natyrore në kaskadë janë 975 m3/s. Ndërsa shkarkimet nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë :

* Hec Fierzë – 476 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.

* Hec Koman – 673 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.

* Hec Vau i Dejës – 441m3/s nga prodhimi, 500 m3/s shkarkime nga portat.

KESH thotë se do të vijojë të monitorojë situatën duke garantuar sigurinë e plotë të digave,  furnizimin me energji elektrike të konsumatorit vendas dhe shmangien e ndikimit negativ të shkarkimeve në zonën e nën-Shkodrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura