KESH, fitimet në tremujorin e parë arrijnë në 4 milionë euro

May 4, 2016 | 15:45
SHPËRNDAJE

Korporata Elektronergjitike Shqiptare raportoi një fitim neto prej 538.4 milionë lekë (rreth 4 milionë euro) në tremujorin e parë të vitit 2016. Të dhënat u publikuan në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave.

Fitimi para taksave i kompanisë ishte 633 milionë lekë nga të cilat 95 milionë lekë ju paguan tatimeve si tatim mbi fitimin.

kesh
Të ardhurat nga shitja e energjisë ishin 6.4 miliardë lekë nga të cilat, 3.6 miliardë lekë ishin arkëtime nga shitjet ndaj Operatorit të Shpërndarjes, dhe 1.3 miliardë lekë ishin të ardhura që u siguruan nga shitja e energjisë për mbulimin e humbjeve të OSHE-së.

Gjithashtu KESH ka raportuar se të ardhurat nga eksporti i energjisë gatë tremujorit të parë ishin 1.2 miliardë lekë (8.6 milionë euro).
Përgjatë këtij viti kompania ka zhvilluar 8 tenderë për eksportin e tepricave të energjisë. Kjo sasi është shitur pasi KESH ka mbuluar të gjitha nevojat e OSHEE për konsumin dhe humbjet.

Shpenzimet për periudhën tremujore të KESH ishin 5.4 miliardë lekë për tremujorin e parë 4.6 miliardë lekë shkuan për blerjen e energjisë dhe 469 milionë lekë janë shpenzime për amortizimin dhe 267 milionë lekë shpenzime për pagat e punonjësve.

Detyrimet e kompanisë arritën në 57.4 miliardë lekë në fund të periudhës tremujore me një rritje të lehtë në krahasim me vitin e kaluar.

MONITOR

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura