Kerry në Tiranë/ 1548 policë të angazhuar dhe patrullim nga ajri me helikopter

Feb 13, 2016 | 13:53
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit ka njoftuar planin e masave për garantimin rendit publik dhe sigurimin e mbarëvajtjes së vizites se sekretarit John Kerry që vjen nesër në Tiranë.

03112015_john_kerry_AP.2e16d0ba.fill-735x490Në një konferencë për media, drejtori i Përgjithshëm per Sigurine gagarantoi se srukturat  e Policisë së Shtetit, kanë marrë të gjitha masat për kontrollin e plotë të territorit, parandalimin e veprimtarisë kriminale, rritjen e sigurisë në akset rrugore dhe në Objektet e Rëndësishme Shtetërore, si dhe në vendet e ambientet ku do zhvillohen aktivitetet e kësaj vizite, me qëllim garantimin  e rendit dhe sigurisë publike.

Masat e marra 

Për të garantuar mbarëvajtjen e vizitës së Sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, strukturat e Policisë së Shtetit po bashkëpunojnë dhe koordinojnë masat edhe me institucionet e  tjera të sigurisë në vendin tonë si; Shërbimin Informativ Shtetëror, Agjencinë Inteligjente të Mbrojtjes dhe me Gardën e Republikës.

Në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë publike janë angazhuar 1548 punonjës policie nga strukturat e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, të rendit publik, Antiterrorit, Policisë Rrugore , të Forcave Speciale dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Po kështu për kontrollin nga ajri do të patrullojë një helikopter i Forcave të Armatosura më një grup të Forcave Speciale të Ushtrisë.

Janë parashikuar kufizime të qarkullimit të mjeteve në aksin rrugor kryesor Rinas – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, si dhe në disa akse rrugore të qytetit të Tiranës që lidhen këtë aks rrugor.

Me këtë rast kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve, si dhe të subjekteve të linjave të shërbimit publik të transportit, kryesisht ato që përdorin rrugët në pjesën veriperëndimore të qytetit të Tiranës që të shmangin lëvizjet në akset ku do ketë kufizime të qarkullimit.

Për rastet e urgjencave apo raste të tjera të emergjencave që kërkohen nga qytetarët, shërbimet e Policisë Rrugore do të bëjnë shoqërimin e mjeteve pranë qendrave më të afërta shëndetësore.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura