Kërkuan shfuqizimin e vendimit, KAS rrëzon ankimin e PD-së për kryebashkiakun e Mallakastrës

Jul 7, 2021 | 12:16
SHPËRNDAJE

qerimsimailaj

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka hedhur poshtë ankimimin e PD-së e cila kundërshtoi konfirmimin në detyrë të kreut të Bashkisë Mallakastër.

Në mbledhjen e sotme, KAS vendosi me shumicë votash rrëzimin e ankimimit të bërë nga PD.

“KAS në përfundim të shqyrtimit administrative të kërkesës ankimore nr. 58 bazuar në analizën e fakteve dhe provave të administruara me shumicë votash, vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të depozituar nga PD, lënien në fuqi të vendimit nr 422 të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për subjektin vetëdeklaruas, Qerim Ismailaj të Bashkisë Mallakastër në qarkun e Fierit” – thuhet në vendimin e KAS.

Ditën e djeshme Partia Demokratike i është drejtuar KQZ-së me një kërkesë për shfuqizimin e vendimit  për Qerim Ismailajn që të vazhdojë mandatin e tij në krye të Bashkisë së Mallakastrës.

Duke iu referuar Prokurorisë së Përgjithshme të cilët evidentuan një dënim me 3 vite të Ismailajt në Greqi, do të mjaftonin për KQZ që të ndalonin kandidimin e tij në zgjedhjet lokale të 2019.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura