“Kërkova ndihmë nga miqtë e çmuar për…”- Basha zbulon detaje nga takimi me Ministrin e Jashtëm Italian

Nov 21, 2020 | 17:18
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë detaje nga takimi i ditës së djeshme me ministrin e Jashtëm Italian, Luiggi Di Maio.

basha di maio

Në një postim në facebook, Basha thotë se pjesë e diskutimeve ishte situata kritike e pandemisë në Shqipëri për shkak të keqmenaxhimit nga qeveria shqiptare.

“Kërkova ndihmë nga miqtë e çmuar italianë për sigurimin e vaksinës anticovid, dhe mora zotimin e ministrit Di Maio se Italia do të ndihmojë me vaksinimin”, shton Basha.

Ministri Di Maio shprehu interes të lartë për vitin e ardhshëm zgjedhor në Shqipëri. Ndava shqetësimin për ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor dhe domosdoshmërinë që qeveria shqiptare të marrë parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Bashës.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të prisja dje një mik të nderuar, Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi di Maio. Ne diskutuam situatën kritike të pandemisë në Shqipëri për shkak të keqmenaxhimit nga qeveria shqiptare. Kërkova ndihmë nga miqtë e çmuar italianë për sigurimin e vaksinës anticovid, dhe mora zotimin e ministrit Di Maio se Italia do të ndihmojë me vaksinimin.

Diskutuam për procesin e integrimit europian, për ngadalësimin e tij nga mospërmbushja e kushteve. Ministri Di Maio shprehu interes të lartë për vitin e ardhshëm zgjedhor në Shqipëri. Ndava shqetësimin për ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor dhe domosdoshmërinë që qeveria shqiptare të marrë parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Ne shprehëm angazhimin tonë për të konsoliduar më tej marrëdhëniet midis dy vendeve. Aleanca midis Shqipërisë dhe Italisë do të mbetet gjithmonë e fortë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura