Kërkon zhvillimin e mbledhjeve online për shkak të pandemisë, Ministria e Shëndetësisë reagon për “përplasjet” e Dritan Lelit me Këshillin Bashkiak: Nuk cënohet aktiviteti

Jun 22, 2021 | 10:28
SHPËRNDAJE

LELI-KESHILLTARET

Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë “dritën jeshile” zhvillimit të mbledhjeve të Këshillit Bashkiak të Vlorës në ambientet e teatrit “Petro Marko”.

Ky reagim vjen pasi kryebashkiaku Dritan Leli kërkon zhvillimin e mbledhjeeve online për shkarkimin nga detyra të Sekretarit të Përgjithshëm të këshillit, Agron Gjipali me pretendimin se ka mbushur moshën e pensionit.

Në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë, urdhri për grumbullimet e shumë personave në ambiente të mbyllura lidhet me tubime, konferenca, mbledhje partiake, ceremony festive ku rreziku i përhapjes së koronavirusit është më i lartë.

Sipas këtij institucioni, puna e Këshillit Bashkiak mund të vijojë duke shtuar se dhe situate epidemiologjike në Vlorë është e qëndrueshme ku aktualisht nuk ka asnjë rast me COVID. Ministria shton se mbledhjet duhet të zhvillohen në përputhje me masat antiCOVID.

“Përsa i përket Urdhërit të  Ministres së Shëndetësisë ‘Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo te hapura’ qëllimi ka qenë ndalimi i grumbullimeve të posaçme, që sikundër përmendet në urdhër lidhet me tubimet, konferencat, mbledhjet partiake, ceremonitë  festive etj.

Ku rreziku i trasmetimit të virusit është shumë i lartë. Përsa më sipër ky urdhër nuk cënon aktivitetin e Këshillit Bashkiak, pasi zhvillimi i  mbledhjeve është vijimësi e punës së Këshillit Bashkiak, një praktikë që përdoret edhe nga institucione të tjera që punën e tyre e mbështesin mbi organe kolegjiale.

Sot Vlora paraqet një situatë epidemiologjike të mirë, pa asnjë rast Covid. Sigurisht, këto mbledhje duhet të zhvillohen në përputhje me protokollet anti-Covid të miratuara si respektimi i distances, mbajtja e maskes, kushtet higjenosanitare etj”, thuhet në përgjigjen e Rakacollit.

Përplasja mes Dritan Lelit dhe Këshillit Bashkiak nisi pas kërkesës së kryebashkiakut për shkarkimin nga detyra të Sekretarit të Përgjithshëm të këshillit, Agron Gjipali me argumentin se ka arritur moshën për të dalë në pension.

Këshilli Bashkiak ka kërkuar zhvillimin e një mbledhje urgjente pas kësaj kërkese, por kryebashkiaku Leli ka refuzuar që të paraqitet në ambientet e teatrit “Petro Koçi” dhe ka kërkuar zhvillimin e mbledhjeve online. Ai thotë se mbledhjet fizike përbëjnë rrezik për përhapjen e koronavirusit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura