Kërkon të bëjë xhiro me “banana boat”, gruaja humb jetën në det

Sep 3, 2018 | 22:29
SHPËRNDAJE

Një 58-vjeçare ka gjetur vdekjen pasi është rrëzuar nga “banana boat” ku kishte hipur së bashku me anëtarë të tjerë të familjes.

Ngjarja ka ndodhur në Hurghada, Egjipt, ndërsa Janice Bowles nga Anglia, kishte shkuar me fëmijët e saj për të pushuar.

Pasi kanë hipur për të bërë një xhiro në det, “banana” është rrëzuar duke i hedhur në ujë të gjithë ata që ndodheshin mbi të, por gruaja nuk ka mundur të dalë në sipërfaqe në kohë, duke u mbytur.

Ngjarja ka alarmuar të gjithë pushuesit, ndërsa është bërë thirrje për më shumë kujdes në lojërat në ujë.

banana7 banana61 banana3

NINTCHDBPICT000430787924

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura