“Kërkoj durim nga tifozët”, flet Xhampaolo: Drejtuesit e dinë çfarë të bëjnë në merkato

Aug 30, 2019 | 16:19
SHPËRNDAJE

Milani do të përballet ditën e nesërme me Breshian, në sfidën e dytë për këtë sezon në Serie A, pasi ndeshjen e parë e humbën kundër Udinezes.XHAMPAOLO

Në prag të sfidës së nesërme ne konferencë për shtyp ka dalë tekniku i kuqezinjve Xhampaolo, i cili shprehet: “Breshia është një ekip i mirë, më kujton Sampdorian që drejtoja unë. Ata arrijnë ta anulojnë hapësirën e përvojës, nëpërmjet një loje kolektive të jashtëzakonshme. Në përgatitjet para-sezonale kemi bërë ndeshje të shkëlqyera kur kundërshtari luante një lojë të hapur, ndërsa kur kundërshtari na pret pas nuk bëjmë mirë, diçka që ne duhet ta përmirësojmë. 60.000 tifozë? Fakti që ka kaq shumë spektatorë është pozitiv. Unë kërkoj vetëm durim nga tifozët, pasi ekipit i duhet edhe pak kohë për të treguar më të mirën. “, u shpreh italiani.giampaolo-630x415

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura