“Kërkoj azil për djemtë, iu rrezikohet jeta”/ Flet pronari i hotelit që u sulmua me kallashnikov: Objektiv i dy atentateve dyshoj se është…

Aug 8, 2020 | 11:14
SHPËRNDAJE

pronari i hotelit voloreka

Pronari i hotelit në Tushemisht, që u sulmua në orët e para të mëngjesit me armë zjarri, duke tmerruar pushuesit, kërkon azil për djemte pas ngjarjes së përsëritur, sepse iu rrezikohet jeta.

Në një prononcim për mediat, J. Muçllari ka treguar se dyshon që ngjarja ka lidhje me një nga djemtë e tij, të cilit siç tha, një vit më parë i kanë djegur dhe makinën.

“I kam denoncuar me emra autorët, policia nuk po vepron. Ngjarja ka ndodhur në orën 4:00 të mëngjesit. Kanë qenë dy persona me motor që qëlluan me kallashnikov, drejt makinave të parkuara dhe dhomave ku kishte turistë. Nga plumbat nuk ka persona të lënduar. Fillimisht qëlluan drejt rojës së hotelit dhe i kërkuan të mos lëvizte. Plumbat dëmtuar dy makinat e mia dhe të djalit dhe 4 mjete të turistëve. Jemi të kërcënuar si familje. Kërkojmë mbrojtje nga policia. Dyshohej se objektiv i atentatit të sotëm dhe atij që ndodhi para një jave të ketë qenë djali im“.

Panorama mëson se ky nuk është atentati i parë që bëhet ndaj kësaj familje, pasi më 1 gusht është qëlluar 3 plumba në drejtim të hotelit, por kjo ngjarje nuk është raportuar.

Nga të shtënat me armë sot, janë dëmtuar 6 makina luksoze.

LEXO EDHE

Të shtënat me armë zjarri në hotelin në Tushemisht, autorët qëlluan 100 herë, plumbat dëmtojnë 7 makina

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura