Kërkoi një vend titullari, Kukësi mbyll bisedimet me mesfushorin e Vllaznisë

Jan 16, 2018 | 12:10
SHPËRNDAJE

Kukësi ka bërë një merkato cilësore, ku deri tani janë afruar pesë lojtarë, Donjet Shkodra, Irakli Dzaria, Filip Zderic, Maldin Ymeraj dhe së fundmi Nikolas Le Dilo.

Por, në listën e dëshirave të verilindorëve ka qenë dhe Bardulla, me të cilin drejtuesit e Kukësit ishin në bisedime. Me sa duket një kërkesë e futbollistit shkodran ka stepur drejtuesit e Kukësit.

bardulla

Mesfushori ka kërkuar që, nëse ai do të bëhej pjesë e skuadrës, duhet ta kishte të sigurt një vend titullari, të cilin zyrtarët verilindorë nuk ia garantonin dot, pasi është trajneri Pakult që vendos nëse luan titullar apo rezervë.

Kështu që shkodrani i mesfushës nuk ka preferuar të vijojë negociatat nëse nuk do të merrte siguri, gjë që askush te Kukësi nuk ia premtonte.

Bardulla

Për këtë arsye, palët janë tërhequr nga bisedimet dhe, me shumë gjasa, Florind Bardulla nuk do të transferohet te kampionët e Shqipërisë, edhe pse këta të fundit e kanë kërkuar me insistim.

Drejtuesit e klubit i kanë lënë dorë të lirë për merkaton dhe gjithçka tjetër në lidhje me ekipin trajnerit Pakult.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura