Kërkoi hetimin e Berishës dhe Metës nga SPAK, Rama justifikohet: Çfarë presioni është ky?! Unë s’kërkova dënimin, por të…

May 11, 2022 | 10:17
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar deklaratën e tij gjatë Asamblesë socialiste ku përmendi ish kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin aktual Ilir Meta, dhe tha “mezi pres ti shoh para drejtësisë”.

Rama tha në konferencën për mediat këtë të mërkurë nga selia e PS se nuk ka kërkuar dënimin, por hetimin e disa çështjeve si “21 Janari”, “Gërdeci” dhe veprime korruptive.

Deklarata e kryeministrit Rama: Çfarë presioni është të kërkosh hetimin e një ish presidenti e një ish kryeministri të shpallur “non grata” nga SHBA, me akuzat më të rënda të mundshme që lidhen drejtpërdrejt me veprimtarinë e institucioneve të këtij vendi?
E ta bësh këtë, thuajse një vit pasi shpallja “non grata” është bërë dhe pasi Sekretari Amerikan i Shtetit ka kërkuar publikisht në deklaratë se institucionet e këtij vendi duhet të bëjnë punën e tyre? E që të jemi shumë të qartë, unë skam kërkuar e askush nuk ka kërkuar dënim por hetim.

Hetim, dënimin nuk e vendosim ne, por të hetohet një çështje që është gur në qafë për Shqipërinë e nuk është çështje e një personi, është domosdoshmëri.

Që të zbardhet deri në fund e vërteta nga një drejtësi e drejtë e pavarur, që është e pavarur nuk ka diskutim se sot nuk do ishin pas hekurave ish ministra e ish deputet e ish kryetarë bashkie, të lidhur me këtë parti që është në pushtet, që janë të pavarur kjo nuk ka pikë diskutimi, ndaj kjo drejtësi e pavarur duhet të çlirohet nga çdo frikë e të kaluarës, e më në fund të hetohen 21 janari, krimi shtetëror nuk parashkruhet, nuk ekziston, të hetohet deri në fund nëse është apo nuk është. Të hetohet Gërdeci, disa skandale te mëdha korruptive.

Çfarë ngutje është kjo. Sot jemi në fund të vitit të tretë që s’kemi folur, përkundrazi, të gjithë baltën për këtë ngurrim të pajustifikueshëm e kam mbajtur unë personalisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura