Kërkoi anulimin e golit të Junajtid, Origi bëhet “gazi i botës” me gjestin në fushën e lojës

Oct 21, 2019 | 16:08
SHPËRNDAJE

Ndeshja midis Mançester Juanjtid dhe Liverpulit, u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1, me “djajtë e kuq” që e ndalën skuadrën e Klopit, të cilët deri më tani kishin regjistruar 8 fitore, në po kaq ndeshje të zhvilluara.origilideloff

Junajtid shënoi golin e parë të sfidës, teksa në minutën e 36’, Rashford dërgoi në rrjetë një top të marrë nga Xhejms. Pikërisht për këtë gol lojtarët e Liverpulit protestuan gjatë, pasi pretendonin se vendasit kishin shkaktuar goditje dënimi ndaj Origit në mesfushë, para se të niste aksioni.

Origi pretendonte se mori një goditje nga mbrojtësi Lindelof, por harroi një detaj të rëndësishëm. Siç shihet nga pamjet, sulmuesi belg duket se është goditur në këmbën e tij të majtë.origgi

Por, gjatë kohës kur ai qëndronte i shtrirë në tokë, nuk e kuptoi ekzaktësisht se tek cila këmbë kishte marrë goditjen, dhe mbante me dorë këmbën e gabuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura