Kërkohet ndihma e qytetarëve, nëse e shihni këtë person lajmëroni Policinë

Sep 20, 2018 | 17:22
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një të moshuari të larguar nga banesa.

Shtetasi Gani Qordja, 84 vjeç, banues në rrugën “Todi Shkurti”, është larguar nga banesa më datë 18.09.2018 dhe nuk është kthyer më.

Ky shtetas në momentin e daljes nga banesa ka patur veshur një këmishë ngjyrë gri, pantallona të errëta dhe në kokë mban një kapele ngjyrë gri.

Policia e Tiranës ka referuar materialet për largim nga banesa pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe fton çdo qytetar që ka informacion të nevojshëm të telefonoj në numrin e Sallës Operative‭ Tiranë 069 411 0202‬ dhe në numrin e telefonit 0692224652.

4e03d67b-1519-4ce5-a289-3b42595b57e6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura