Kërkohej për vrasje në tentativë, arrestohet 26-vjeçari

Mar 31, 2015 | 9:19
SHPËRNDAJE

DURRËS- Një 26-vjecar është arrestuar në Durrës, pasi ishte i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Sipas policisë mësohet se në pranga është vënë Bledar Shera, lindur në Nikël e banues në Thumanë.

(foto ilustruese)

“Ky është cilësuar person me precedent penal të mëparshëm dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore”- njofton policia.

Shera ishte shpallur në krkim më datën 30 nëntor të 2014 nga Gjykata e Krujës. “Pas një konflikti banal ka qëlluar me armë zjarri, breshëri plumbash në drejtim të disa shtetasve në afërsi të banesës së tij në fshatin Nikël”- thotë policia.   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura