Kërkohej për vjedhje nga Italia, kapet duke dalë në kufi 34 vjeçari

Oct 1, 2019 | 10:59
SHPËRNDAJE

pranga12-587x389

Ndalohet nga Policia në Muriqan, Shkodër një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi.

Nga shërbimet e P.K.K Muriqan në bashkëpunim me D. V. P. Shkodër dhe Interpol Tirana u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar G. N. , 34 vjeç, banues në Rubik, Rrëshen.

Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë përpunimit të dokumentacionit të shtetasve në dalje të Republikës së Shqipërisë kanë konstatuar se shtetasi G.N, rezultonte person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata Bergamo/Itali, kishte lëshuar urdhër arresti datë 20.06.2019. për veprën penale “Vjedhje”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura