Kërkohej për vjedhje me armë, arrestohet 20-vjeçari. Nuk i ndaloi policisë në postbllok, braktisi makinën

Apr 25, 2015 | 9:45
SHPËRNDAJE

Policia e Lezhës ka arrestuar një 20 vjeçar të dyshuar si autor të dy vjedhjeve me armë në Kurbin. Ndalimi i Emiljano Lleshajt, banues në Mamurras është bërë pasi ai nuk ka pranuar urdhrin e policisë për të ndaluar, teksa ka qenë duke udhëtonte me autoveturën e tij tip “Alfa Romeo”.

Policia Lezhë

“Kapja dhe ndalimi i shtetasit të sipërpërmendur u bë pasi, ishte person i shpallur në kërkim.  Më datën 11.04.2014, në orën 18.00, në Mamurras, Kurbin, duke drejtuar mjetin autoveturë Alfa Romeo me targë AA 262 CV, nuk i është bindur urdhrit të punonjesve të policisë për të ndaluar dhe në fshatin Zhejë Kurbin, ka braktisur mjetin dhe është larguar”- njofton policia.

Sipas saj, shtetasi Emiljano Lleshaj dyshohet të jetë pjesmarrës si një nga autorët, në dy vjedhjet me armë, të ndodhura në Fushë Mamurras Kurbin, më datat 05, 07 dhe 11.04.2015.

“Ky shtetas u kap sot ne qytetin Mamurras, pas një punë të mirë organizuar nga forcat e Komisariatit të Policisë Kurbin. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Kurbin për veprime të mëtejshme”- thotë policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura