Kërkohej nga Interpoli, 33-vjeçari i dënuar me 15 vite burg arrestohet në Sarandë

Mar 4, 2015 | 19:26
SHPËRNDAJE

Policia e Sarandës ka arrestuar një 33-vjeçar të shpallur në kërkim nga Interpoli italian për shkak se ishte dënuar në shtetin fqinj me 15 vite burg.  

(foto ilustruese)

Policia e Sarandës thotë se “u bë arrestimi në flagrance i Arben Perbibaj, 33 vjeç, lindur në  Pukë dhe banues Shkallë Borsh, komuna Lukovë, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma për veprën penale vjedhje e rëndë kryer në Bergamo Itali”.

Më herët, ndaj tij është marrë masa e dënimit me 15 vjet burg, ndërsa materialet në ngarkim të 33-vjeçarit i kaluan Prokurorise së rrethit gjyqësor Sarandë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura