“Kërko falje ose të nxjerr jashtë”, Vasili debat me Balliun

Nov 14, 2019 | 22:57
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu është përfshirë në një debat të fortë me moderatoren Eni Vasili, në emisionin “Open”.

Debati nisi kur në studio filloi të dikutohej për dhunën që banorët ushtruan ndaj gazetarit të Top Channel, Andi Bora, ndërsa Balliu tha se nuk u dhunua gazetari por emblema e telvizionit.

Capture

“Kjo është dhunë, nuk preket gazetari”, tha Eni Vasili.

“Ma trego ku është prekur gazetari, është dhunuar televizioni që i ka quajtur shpellar këto banorë”, pretendoi Klevis Balliu.

“Jo, kjo është shpifje. Kur e ka thënë që banorët janë shpellarë”, replikoi Vasili.

Eni Vasili u kërkoi banorëvetë kërkojnë falje për dhunën ndaj gazetarit Andi Bora, kërkesë që u pranua nga banorët, por jo nga ish-deputeti Balliu.

“Klevis mos ndërhy, kërko falje për dhunën ndaj gazetarëve, ose do të nxjerr jashtë”, iu drejtua Vasili Balliut.

Ndërhyri edhe analisti Andi Bushati, kur tha: Ajo çfarë shikojmë atje është dhunë ndaj gezetarit. Nuk duhet të ndodhë”.

Pas publicitetit, Klevis Balliu e pranoi se nuk ka pasur një deklaratë të tillë nga Top Channel, ku banorët të jenë quajtur shpellarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura