Kërkimi në Google, alarmi i shkencëtarëve: Ja si po e shkatërrojmë trurin

Mar 6, 2015 | 21:37
SHPËRNDAJE

Telefonat e zgjuar, apo smartphone siç edhe ne i quajme, perveçse jane te nevojshem pasi realizojne me se miri mundesine per t’u lidhur me njerez qe i kemi larg, apo per te folur me shpejt dhe me lire me njerezit e tjere gjate dites, janë duke na bërë më pak të aftë për të menduar për veten tonë, thone hulumtuesit.

Foto ilustruese

Një studim, siç raporton “Daily Mail”, ka treguar se njerëzit që kanë aftësi të forta njohëse, shpenzojnë më pak kohë me pajisjet telefonike se sa ata me fuqi më të vogël njohëse të trurit.

Njerëzit që mendojnë në mënyrë analitike, gjithashtu merren me telefonin e tyre më rrallë, sepse ata i mbajnë mend gjërat, ose janë në gjendje t’i zgjidhin problemet vetë.

Rezultatet e studimit, kanë treguar se smartphone-t, janë duke i bërë njerëzit më dembelë se kurrë, pasi ne i shohim telefonat e zgjuar tashmë si një ‘zgjatim i mendjes tonë’.

Marrja e informacioneve të ndryshme qe ne nuk i dime, në motorin e kerkimit Google, është duke zëvendësuar kureshtjen njerezore, një trend që vetëm do të përkeqësohet në të ardhmen, thonë shkencëtarët.

Gordon Pennycook, bashkë-autori kryesor i studimit, tha se ata që e përdorin shumë smartphone, mund të kërkojne informacione që ata në fakt i dinë ‘por nuk janë të gatshëm për të bërë përpjekje për të menduar rreth tyre”.

Studimi është kryer nga hulumtuesit në Universitetin e Waterloo në Ontario dhe ka përfshirë 660 njerëz.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura