Kërkimet nga Greqia në detin Jon, KE: Nxisim bashkëpunim rajonal

May 24, 2015 | 21:53
SHPËRNDAJE

Komisioni Evropian, përmes zëdhënëses Maja Koçijançiç ka reaguar ne lidhje me situaten e krijuar ndermjet Shqiperise dhe Greqise per kerkimet  e hidorkarbureve ne detin Jon.

Ne nje deklarate per shtyp, thuhet se Bashkimi Evropian “nxit normalizimin e plotë të marrëdhënieve në kuadër të anëtarësimit në BE dhe mbështet vendet e Ballkanit Perëndimor të përparojnë në rrugën evropiane”.

Koçijançiç, zëdhënëse e Përfaqësuesit të Lartë të BE­së për Politikë të Jashtme vijon me tej se në këtë kontekst, “bashkëpunimi rajonal dhe pajtimi është i një rëndësie të madhe dhe ne shpresojmë se ai do të vazhdojë normalisht. Ne kujtojmë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe inkurajojmë autoritetet që të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të arritur këtë qëllim, duke përfshirë masat për ndërtimin e besimit dhe dialogut”,- tha Kocijancic.

Por, me heret, nje artikull i publikuar ne gazetën “To Vima”, thuhet se qëndrimi i qeverisë shqiptare për të ndaluar kërkimet në det, është një përpjekje e qartë për të sfiduar kufijtë. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura