Kërkesë për Shprehje Interesi/ Programi i USAID për Sistemet e Menaxhimit të Energjisë (EMS) në Ballkan

Dec 20, 2019 | 12:09
SHPËRNDAJE

usaidKërkesë për Shprehje Interesi

Programi i USAID për Sistemet e Menaxhimit të Energjisë (EMS) në Ballkan

Tetra Tech ES, Inc. (Tetra Tech) po zbaton një projekt të USAID, i cili synon promovimin e përdorimit të Sistemeve të Menaxhimit të Energjisë (EMS) për zotëruesit e ndërtesave publike, private apo bizneseve në Ballkan, me objektiv reduktimin e konsumit të energjisë, përmirësimin e efiçencës së energjisë dhe përmirësimin e proceseve të prodhimit.

Si pjesë e projektit, Tetra Tech kërkon të përzgjedhë dhe bashkëpunojë me zotërues të ndërtesave publike, private, bizneseve apo industrive të cilat janë të interesuara të përmirësojnë praktikat e tyre të menaxhimit të energjisë, specifikisht nëpërmjet adoptimit të një Sistemi të Menaxhimit të Energjisë (EMS).

Partnerët që do të përzgjidhen do të kenë akses në teknologjinë më të fundit Amerikane të sistemeve të energjisë dhe do të përfitojnë suport si mëposhtë:

  • Sistemi i Menaxhimit të Energjisë: Partnerët do të përfitojnë financim nga USAID për të mbuluar pjesërisht kostot e dizenjimit, instalimit dhe komisioneve për një sistem të ri të menaxhimit të energjisë (EMS), i cili ofrohet nga një prodhues Amerikan.
  • Suport pas shitjës: Sistemi i Menaxhimit të Energjisë (EMS) mund të përfshijë një kontratë mirëmbajtjeje, e cila përfshin pjesët rezervë dhe punën për të mirëmbajtur sistemin në kushte optimale.
  • Trajnime: Partnerët do të trajnohen mbi operimin dhe përdorimin e sistemit të tyre të menaxhimit të energjisë (EMS), që sistemi të kuptohet më mirë, të monitorohet dhe të përmirësohet konsumi i energjisë me qëllim rritjen e eficencës dhe uljen e kostove.
  • Tetra Tech fton në këtë thirrje zotëruesit e ndërtesave dhe industri të interesuara në bashkëpunimim e sipër përmendur. Nëse jeni të interesuar të keni informacion të mëtejshëm dhe të merrni pjesë në këtë program, ju lutemi na kontaktoni deri në datë 30 Dhjetor, 2019 në adresën e emailit [email protected].
  • Partnerët e përzgjedhur duhet të kenë potencial në kursimin e energjisë, të mos kenë një sistem të menaxhimit të energjisë (EMS) të instaluar dhe përkushtim që të blejnë dhe të operojnë një Sistem të Menaxhimit të Energjisë (EMS) me një kosto të ulët. Programi do të nisë në fillim të vitit 2020 me vizita teknike dhe përzgjedhje të partnerëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura