Kërkesë për Ofertë

Nov 5, 2019 | 17:22
SHPËRNDAJE

Kërkesë për Ofertë
Ref. code RES.01/2019

CELIM Shqipëri në partneritet me AKZM (Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura) janë përgjegjëse për implementimin e projektit ACAP Aksioni Komunitar për Zonat e  Mbrojtura (ref. AID – 011521) të financuar nga AICS Agjencia Italiane për Bashkëpunimin për Zhvillim.

Në përputhje me objektivin për promovimin e teknologjive RES me qëllim reduktimin e impaktit në mjedis të Ndërmarrjeve të Mesme e të Vogla që operojnë në Zonat e Mbrojtura, publikohet kjo thirrje për propozim ofertash me qëllim nënshkrimin e një kontrate për instalimin e

  • 17 (shtatëmbëdhjetë)  impiante solare -fotovoltaike (on dhe off grid)
  • 3 impiante solare pwr energji termale

për 20 përfitues (Ndërmarrje të Vogla të Mesme) që operojnë në Zonën e Mbrojtur Bredhi i Hotovës – Dangëlli, Përmet,   dhe Parku Kombetar Llogara – Karaburun, Vlorë.

Kompanitë e interesuara mund të dërgojnë ofertat për impiantet solare (fotovoltaike) per energji elektrike dhe impiantet solare per energji termale, me parametra sipas Aneksit B të thirrjes për tender, të përshtatshme për vende në zhvillim si Shqipëria, impiante me pjesë këmbimi të thjeshta dhe që mund të gjenden me lehtësi dhe shpejtësi nga kompania e përzgjedhur.

Kompanitë e interesuara duhet të sigurojnë garanci cilësie dhe asistence teknike për të paktën 5 vjet nga instalimi.

 

CeLIM do të zbatojë parimet e trajtimit të barabartë dhe jo-diskriminues, në përputhje me parimet e transparencës dhe konkurrencës së ndershme. Të gjithë furnizuesit e kualifikuar, si personat fizikë apo juridikë, vendas ose të huaj, do të kenë të njëjtat mundësi konkurrimi.

Kriter i përzgjedhjes do të jetë oferta me kosto më efektive, që do të thotë raporti më i mirë i cilësisë me çmimin.

 

Për të marrë Termat e Referencës (në gjuhë angleze), ju lutem dërgoni email në adresat e shënuara [email protected] dhe [email protected] ose vizitoni faqen https://www.celim.it/en/news/

 

Afati përfundimtar për dërgimin e ofertave (në gjuhë angleze) është data

15 nëntor 2019 ora 17:00.

 

Ofertat mund të dërgohen me email në adresat e lartpërmendura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura