Kërkesat për azil, Gjermania: Shqipëria e treta në listë, pas Kosovës e Sirisë. Vetëm në mars, 3029 kërkesa

Apr 14, 2015 | 9:35
SHPËRNDAJE

Ministria e Brendshme e Gjermanisë në një raport të fundit të publikuar lidhur me shofrat për kërkesat për azil e rendit Shqipërinë të treten në listën e vendeve me më shumë kërkesa.

Vetëm pak ditë më parë, “Panorama” publikoi të dhëna lidhur me kërkesat e shumta për pasaporta në Kukës e deklarata të banorëve që tentojnë largimin në gjermani, në kushtet e një jete, sipas tyre të pashprese ne atdhe.  

Tabela e raportit

Sipas ministrisë gjermane numri i azilkërkuesve shqiptarë ka ardhur duke u rritur që nga muaji janar dhe deri në muajin mars.

Në tabelën që shoqërton raportin lexohet se nga janari numri i azilkërkuesve shqiptarë ka qenë 1648, në muajin shkurt 1794 dhe në muajin mars 3020.

Sipas Gjermanisë, në vendin e parë rendit Kosova, numri i të cilëve nga muaji janar deri në muajim mars, pothuajse është katërfishuar. “Në janar numri i azilkërkuesve kosovarë ka qenë 3630, në muajin shkurt 7728 dhe në muajin mars 11729 persona”- thekson raporti.

Në vendin e dytë sipas tij, renditet Siria, ku në janari pari 5530 kërkesa për azil, në muajin shkurt 4237, dhe në muajin mars 4620.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura