Kërkesa për arrestimin e Frrokut, pika e parë e rendit të ditës nesër në Kuvend

Apr 1, 2015 | 15:29
SHPËRNDAJE

Kërkesa e Prokurorit të Përgjithshëm për dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë së deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Mark Frroku, është pika e parë e rendit të ditës të seancës së nesërme plenare.

Rendi i ditës i seancës së 2 prillit në Kuvend

Deputeti Frroku pritet t’i drejtohet deputetëve me një fjalim para procesit të votimit.

Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve ka miratuar dje me konsensus kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e kreut të PKD-së Mark Frroku, njëherësh deputet.
Por palët do të paraqiten në Kuvend të enjten me dy raporte të ndryshme dhe jo me një raport të dakordësuar. Gjatë seancës së djeshme, deputeti Mark Frroku ka kërkuar që ditën e enjte, kur të bëhet votimi i kërkesës së Prokurorisë për heqjen e lirisë dhe arrestimin e tij, të jetë i pranishëm për t’u mbrojtur para kolegëve deputetë.

Ne mbledhjen e djeshme te keshillit te mandateve opozita ka kerkuar qe per shkak te konfliktit te interesit, Meta te mos jete ne krye te drejtimit te mbledhjes, e me pas debati eshte zgjatur per zevendesimin e vendit vakant te opozites ne kete keshill.

Deputeti kristian demokrat Mark Frroku ka mberritur i shoqeruar me police ne Kryesine e Kuvendit, per te qene i ranishem ne mbledhjen e Keshillit te Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, lidhur me kërkesën e dytë të Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e deputetit me akuzën për vrasje që vjen nga Belgjika. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura