Kërkesa për dorëheqjen e Metës, Vasili: Basha, shembulli i politikanit më negativ për raportin me ligjin

Mar 6, 2015 | 19:07
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i është përgjigjur deklaratave të liderit të opozitës Lulzim Basha dhe kërkesës për dorëheqjen e kryetarit të Parlamentit Ilir Meta. Vasili e ka quajtur Bashën shembullin e politikanit më negative në raport me ligjin, ndërsa ka theksuar se ky i fundit edhe pse u akuzua nga Prokuroria për vjedhjen e 230 mln USD për rrugën Durrës- Kukës, nuk e dha dorëheqjen.

Petrit Vasili

“…Kërkesa e vazhdueshme dhe sigurisht qesharake e kreut të PD­së lidhur me dorëheqjen e kryetarit të kuvendit, kërkesë kjo nga e cila kreu i PD-­së do të bënte mirë të hiqte dorë sa më parë, për arsye se kreu i PD­-së është i vetmi shqiptar që nuk mund ta bëjë një kërkesë të tillë, pasi të gjithë qytetarët e kanë në mendje se ky person është akuzuar për vjedhjen e 230 milionë dollarëve në mega aferën e rrugës Durrës-­Kukës. Akuzë e cila është aty sot e kësaj dite dhe për këtë akuzë ky person nuk e dha dorëheqjen nga pozicioni i ministrit. Me makinacione pa fund i shpëtoi gjykimit, duke vazhduar të mos jepte dorëheqjen ndërkohë që nuk pranoi që kjo çështje të gjykohej në themel për të zbardhur të vërtetën e vjedhjes së 230 milionë dollarëve. Edhe sot e kësaj dite kreu i PD­-së vazhdon të jetë i akuzuar nga organet më të larta të drejtësisë së këtij vendi, dhe si i tillë vazhdon të mbetet shembulli i politikanit më negativ për raportin e tij me ligjin”­ tha Vasili në një deklaratë për mediat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura