Kërkesa për dorëheqje, Meta flet për opozitën Basha-Rama

Sep 26, 2015 | 13:45
SHPËRNDAJE

Kryeparlamentari Ilir Meta i është përgjigjur nga Skrapari thirrjes së radhës të kreut të PD-së, Basha për dorëheqjen e tij, për skandalin me “CEZ”, duke folur për një opozitë ‘Basha-Rama’. 

Duke iu pergjigjur Bashes, Meta tha se ai këtë reagim e ka nga pakënaqësia për respektin e thellë që Meta ka për demokratët në Kuvend e vecanërisht për liderin historik të tyre, ish kryeministrin Berisha. Ai i ka kujtuar se në fakt, duhet të kërkojë dorëheqjen e Ramës, si kreu i qeverise. 

meta1“Lidhur me risitë dhe cuditë qe po sjell ne politiken shqiptare z.Basha nuk kane nevoje për shumë sqarime. Është i vetmi kryetar opozite i cili në vend që të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit siç kërkohet nga kryetaret e opozitës në të gjithe Europën dhe botën kërkon dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit. Unë e kuptoj kush është arsyeja e tij e vërtetë.. është pakënaqësia e tij e thellë për respektin maksimal që unë tregoj jo vetëm për demokratët në parlament, por sidomos për liderin historik z. Berisha duke i dhënë mundësine të shprehë pa kufinj qëndrimet e tij politike”- tha Meta.

Kreu i Kuvend dhe i LSI-së, ka komentuar më tej, se ky qëndrim i Bashës nuk e habit shumë, duke thënë se shumë shpejt Basha do akuzojë qeverinë Meta-Meta per terror ndaj opozitës Basha-Rama.

“Nuk habitem sepse qeverine Rama e etiketon si qeverine Rama-Meta.  Madje nuk keni dëgjuar asgjë akoma sepse shume shpejt do fillojë të nderrojë vendet dhe do akuzojë qeverine Meta-Rama dhe pak me vonë të jeni të bindur se do degjoni cudi të mëdha për akuzat e tij ndaj qeverisë kriminale Meta-Meta dhe per shtypjen dhe terrorin e saj ndaj opozites se pafajshme Basha-Rama”- tha Meta.

Sa për debatet e fundit për marrëdhënien LSI-PS, Meta deklaron se ajo është në nivele të larta.

Sipas Metës, asnjë kandidat i LSI nuk ka pasur asnje problem qe te krijonte shqetesimin më të vogël me ndërkombëtarët. “Nuk më është paraqitur asnjë shqetësim për asnjë deputet te LSI nga nderkombetaret apo të asnjë ministri. Do te jem shume shpejt pas 3 javesh ne SHBA dhe do kumunikoj me ju nga Uanshingtoni”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura