Kërkesa e rrallë në Facebook, 25-vjeçarja: 500 euro për një mashkull të më lërë me barrë. Ja kushtet

Mar 21, 2015 | 21:36
SHPËRNDAJE

Ekzistojnë kërkesat nga më të çuditshmet, sa kohë që rrjetet sociale lënë hapësira të lira për t’u shprehur. Kështu është edhe deklarata e kësaj vajze rumune, e cila do të ngelet me barrë, por jo me bashkëshortin e saj, me një person të cilin ajo është e gatshme ta paguajë edhe 500 euro.

“Burrat janë shumë të papjekur, unë jam shumë e pavarur dhe nuk kam kohë për të humbur.” Për këtë Adelina Albu, një 25-vjeçare nga Timishoara, Rumani, ka shkruar një postim në profilin e saj në Facebook duke kërkuar një baba të mundshëm biologjik që do ta lërë atë shtatzënë dhe të heqë dorë nga çdo e drejtë si prind për fëmijën që do lindë.

Profili i vajzes ne Facebook

Sipas “Libero”, Adelina thotë se nuk është e interesuar të gjejë një të dashur apo një burrë përmes njoftimit të saj.

“Të tkaosh meshkujt nuk është një problem. Të gjesh një që dëshiron një fëmijë, është. Në vend se të humbasë kohën me lidhje të e panevojshme, jam e gatshme të paguaj. Për 500 Euro, ti kënaqesh dhe unë mund të kem një fëmijë”,- shkruan vajza në Facebook.

Adelina megjithatë ka edhe kushte: “Kandidatët do të duhet t’i nënshtrohen një testi fertilitetit dhe të heqin dorë nga çdo e drejtë për fëmijën e palindur”.

I vetmi prind i bebit, do jetë vetë ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura