Kërkesa e PS për shkarkimin, reagon Zguri:  Pse nuk e ankimuan vendimin e KQZ në Kolegj?

Nov 13, 2017 | 11:44
SHPËRNDAJE

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka komentuar edhe një herë kërkesën për shkarkimin e tij. Klement Zguri ka thënë se vendimi është publik dhe mund të verifikohet. Apo ashtu tha se është i hapur për të mësuar nëse është vendim i drejtë apo jo dhe ftoi Partinë Socialiste që ta ankimonte vendimin e Kolegj dhe në gjykatë administrative.

zguri

“Në një deklaratë dje kam kërkuar që të ruaj statusin tim të funksionarit publik dhe do ti qëndroj deri në fund. Kush është institucioni që vlerëson një vendim të KQZ nëse është apo jo i ligjshëm. Asnjë subjekt zgjedhor nuk e ka ankimuar vendimin e KQZ. Vendimet e KQZ ankimohen në Kolegj dhe Gjykatë Administrative. Fakti që nuk ankimohet do të thotë se vendimi pranohet. Me deklaratat politike nuk merrem”, ishte deklarata e Zgurit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura