Kërkesa e PS për përjashtimin e deputetëve të PD, Luçiano Boçi: Matematikë e Edi Ramës që mos jenë prezentë në dy seanca. Parlamenti drejtohet në mënyrë politike

Feb 8, 2023 | 11:38
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka folur pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Etikës ku u diskutua kërkesa e deputetëve të PS për të përjashtuar 8 ligjvënës demokratë me argumentin se bllokuan foltoren.

Ai u shpreh se kjo kërkesë është bërë me urdhër të Edi Ramës sepse afati 10-ditor që përfshin kërkesën e PS për të përjashtuar deputetët shtrihet në një kohë kur në Kuvend do të mbahen dy seanca plenare.

Boçi deklaroi se sot parlamenti drejtohet në mënyrë politike për interesa të kryeministrit Edi Rama.

“Argumentet e tyre për një kërkesë absurde. Në vrazhdën e synimeve që qëllimeve të Edi Ramës për t’i mbyllur gojën e opozitës në përpjekjen për eliminimin e pluralizmit të opozitës dhe fjalës së lirë. E ka bërë me ndërkombëtarët, e ka bërë në vazhdimësi me një terror politik të paparë dhe e ka bërë në parlament duke tentuar të fikë zërin e qytetarëve. Dhe kërkon dhe sot që ky zë të mos transmetohet me pretendimin se këto mbledhje janë të mbyllura.

Kemi kërkuar të respektohet etika dhe rregullorja sepse në rregulloren e Kuvendit është e shkruar e zeza mbi të bardhë. Kërkesa shqyrtohet brenda 48 orëve dhe kjo pikë e rregullores nuk është respektuar. Sipas kësaj rregulloreje çdo gjë është jashtë procedurës dhe jashtë afateve. Mbledhja nuk duhet të ishte zhvilluar fare. Është vendosur me urdhër të Edi Ramës. Të gjitha bëhen me urdhër politik. Bëjeni sot sepse përjashtimi me afat 10 ditë përfshin dy seanca.

Është matematikë e Edi Ramës që opozitës t’i mungojnë 8 zëra në parlament. Parlamenti drejtohet në mënyrë politike dhe merr vendime në favor të Edi Ramës. Nuk jam dakord me pjesën e bllokimit të foltores. Kemi ushtruar të drejtën tonë. Rregullorja parashikon që në rastin e kërkesave për mocion për debat deputetët mund të dalin në grup dhe të transmetojë kërkesën për mocion. Do vazhdojmë apo për të bllokuar foltoren, nuk është pyetja e duhur. Do vazhdojmë të ushtrojmë të drejtën tonë”, deklaroi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura