Kërkesa e Hagës për kthimin e Sheshel në burg, Vuçiç: Imorale

Mar 30, 2015 | 16:45
SHPËRNDAJE

Kërkesa e Gjykatës së Hagës për kthimin e ish-liderit të akuzuar serb, Vojisllav Sheshel në Njësinë e Burgimit të Kombeve të Bashkuara në Hagë është imorale dhe dikush është zemëruar me fjalimet e mia për sulmet e NATO-s në Serbi, kështu citohet të ketë thënë shefi i qeverisë serbe, Aleksandër Vuçiç, raporton “Blic”. 

Aleksandër Vuçiç

Gjykata e Hagës anuloi sot lirimin e përkohshëm të Sheshel, i liruar me arsyetimin se vuan nga kanceri. 

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, Tribunali i Hagës ka lejuar që Vojisllav Shesheli të kthehet në shtëpi në Serbi, për trajtim nga kanceri, derisa Gjykata e Hagës të vendoste për akuzat për krime të luftës gjatë luftërave në Ballkan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura