Kuvendi i hap rrugën arrestimit të Frrokut, PD-PS me dy raporte. Deputeti: S’kam vrarë njeri, babai ecën me të drejtën zakonore (FOTO)

Apr 1, 2015 | 7:45
SHPËRNDAJE
UPDATE/ Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve ka miratuar dje me konsensus kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e kreut të PKD-së Mark Frroku, njëherësh deputet.
Por palët do të paraqiten në Kuvend të enjten me dy raporte të ndryshme dhe jo me një raport të dakordësuar. Gjatë seancës së djeshme, deputeti Mark Frroku ka kërkuar që ditën e enjte, kur të bëhet votimi i kërkesës së Prokurorisë për heqjen e lirisë dhe arrestimin e tij, të jetë i pranishëm për t’u mbrojtur para kolegëve deputetë.

Frroku ne Keshillin e Mandateve

Ne mbledhjen e djeshme te keshillit te mandateve opozita ka kerkuar qe per shkak te konfliktit te interesit, Meta te mos jete ne krye te drejtimit te mbledhjes, e me pas debati eshte zgjatur per zevendesimin e vendit vakant te opozites ne kete keshill.

Deputeti kristian demokrat Mark Frroku ka mberritur i shoqeruar me police ne Kryesine e Kuvendit, per te qene i ranishem ne mbledhjen e Keshillit te Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, lidhur me kërkesën e dytë të Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e deputetit me akuzën për vrasje që vjen nga Belgjika. 

Seanca e pyetjeve 

Halimi: Vlerësim maksimal për prokurorin dhe Llallën që brenda datës 28 mars sapo e ka marrë nga qeveria, ai e ka dërguar në Kuvend, nëse ka dijeni kur ka ardhur kërkesa nga Interpoli belg për Interpol Tiranën dhe cfarë e lidh kërkesën me deputetin Frroku?

Prokurorja Gashi: Materiali ka ardhur nga Interpol Tirana në prokurori 27 mars pasdite nga MD u përcoll më datë 28 mars, veprimet u bënë menjëherë, lidhur me kërkesën tjetër, materiali i ardhur është urdhër arresti ndërkombëtar për deputetin Frroku, informacioni është konfidencial dhe nuk mund ta bëj publik

Deputeti i PKD, Mark Frroku, i shoqeruar nga forca te policise pas nje mbledhje te Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, sot

Ristani: ju thoni që nga Interpol Tirana dhe MD ju ka ardhur një shkresë që ju bën me dije ju që Frroku është në kërkim ndërkombëtar, si e provoni? I keni këto shkresa

Prokurorja: materiali shoqërohet me shkresë përcjellëse

Ristani: Ca lidhje kanë me deputetin këto shkresa?

Prokurorja: Shkresat janë të përfshira në materialin që edhe ju cituat, ne i kemi cituar në relacion, të përfshira edhe të përmendura, urdhër kërkimi ndërkombëtar për Frrokun, që referohem me identiteti, pasaportë, gjenerialitet e vendlindje

Ristani: Nuk besoj vetëm se ju e thoni këtu, a mund të shohim kërkesën, apriori nuk ju besoj asnjë palë.

Prokurorja: Mund tu them që kërkesat dhe materialet janë përmendur në kërkesën në relacion, unë nuk i vë në dispozicion këtu, pasi i vë në dispozicion në gjykatë, në kohën që parashtrojmë kërkesën tonë, dokumentet në ngarkim të Frrokut janë të institucioneve ndërkombëtare, nuk kemi si të mos i besojmë.  

Ristani: Para se të gjykoj…material që keni ju është njësoj me kërkesën tuaj apo jo…nëse e doni pa media, pa media, s’kam pse ju besoj në apriori. 

Meta: Nuk është e thënë të ndalojmë patjetër këtu. Nëse e gjykoni më pas të nevojshme për të dhënë informacion apo dokument shtesë mund ta bëni më pas…por mendoj të vazhdojmë edhe me çështjet e tjera… 

Ristani: Kjo është çështja kryesore….këtu s’ka asnjë dokument. Zotërinjtë bëjnë një kërkesë, kërkesa thotë se i referohet një dokumentacioni të Interpolit…a është ky këtu? Të më japin dokumentacionin. 

Meta: Më kupto mua ku është qëllimi im…nuk mund të detyrojmë prokurorinë patjetër të japi… 

Ristani: E detyron ligji more zotëri… 

Ristani: Ndaj kërkuam dorëheqjen se keni konflikt interesi…do mundoheni t’i mbroni… 

Meta: Zoti Ristani merreni me qetësi…

Ristani: Kërkesat nga Belgjika kanë ardhur që në janar, jeni në dijeni të faktit?

Prokurorja: Informacioni bashkëlidhur është konfidencial

Deputeti i PKD, Mark Frroku dhe avokati i tij Genc Gjokutaj, gjate nje mbledhje te Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku eshte miratuar kerkesa e dyte e Prokurorise e cila kerkon autorizimin e Parlamentit per arrestimin e deputetit Mark Frroku.

Avokati Visha: Edhe ne që kemi ardhur duam të bëjmë mbrojtje ligjore, nëse ka pasur urdhër arresti ndërkombëtar ne deklarojmë se deri në 22 shkurt 2015 kemi lëvizur lirisht në zonën Shengen, kemi dokument, pasaportë, me lëvizjet, pra nuk ka urdhër ndërkombëtar arresti, ne bashkëngjitemi në këtë mendim, duam të njihemi me këtë urdhër, kemi lëvizur, s’ka pasur urdhër ndalimi. 

Islami: ky këshill dëgjon palët dhe gjithçka mendon ia përcjell seancës dhe është seanca ajo që i përgjigjet akuzës. Mjaftoi kaq pak orë për të hartuar dosjen?  Ka datë kur është lëshuar urdhër arresti

Prokurorja Rovena Gashi: është sekret, nuk bëhet publik, data përfshihet në urdhër, pjesë e përmbajtjes

Islami: Para datës 27? Apo edhe kjo nuk thuhet

Prokurorja: pyetja nuk është objekt i kërkesës sonë, më vjen keq

Islami: Shkresa mund ti vihet në dispozicion Kuvendit ose këtij këshillit

Prokororja: Nuk mund t’i vihet në dispozicion, ose ju të firmosni deklaratë konfidencialiteti, vetëm kështu mund tu vihet në dispozicion.  

Islami: Pse s’është zhvilluar seanca gjyqësore më 23 shkurt? A ka dijeni avokati, e cili është?

Prokuroria: Është pjesë e materialeve të tjera që janë në dosjen hetimore që do t’i vihen në dispozicon gjykatës kur të përballemi me zotin Frroku.

Islami: Po gjyqi është zhvilluar më 23 shkurt?

Prokuroria: Gjyqi nuk është zhvilluar më 23 shkurt.

Deputeti i PKD, Mark Frroku dhe avokati i tij Saimir Vishaj, gjate nje mbledhje te Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku eshte miratuar kerkesa e dyte e Prokurorise e cila kerkon autorizimin e Parlamentit per arrestimin e deputetit Mark Frroku.

 

Islami: Në faqen 4 thoni se Frroku ka konsumuar elemente të vepres penale…

Prokuroria: Sikurse çdo çështje tjetër edhe në rastin konkret prokurori menjëherë kur krijon dyshim të arsyeshëm që është kryer vepër penale urdhëron regjistrimin e procedimit…të gjitha këto kanë ndodhur mdiis datave 27-28, kur është urdhëruar regjistrimi i procedimit penal.

Islami: Ka një proces gjyqësor në Belgjikë për një vrasje në vitin 1999, gjykimi i parë në 2010, është ankimuar në kasacion, është rikthyer në shkallën e pare, prokuroria do të vazhdojë hetimet për këtë ngjarje apo bëhet fjalë që do tw vazhdojë procesi gjyqwsor i nisur në Belgjikë?

Prokuroria:…Pavarësisht se çështja është atje në proces me ligj jemi të detyruar të regjistrojmë procedimin penal, deri kur në shtetin tjetër s’është dhënë një vendim final i formës së prerë. 

Dashmir Tahiri: Pse në bazë të Kushtetutës kërkesa ka ardhur nga ju direkt dhe s’ka ardhur nga gjykata?

Prokuroria: Kërkesa jonë është bërë në pëputhje me…(ligjin) kërkesa i bëhet kuvendit për dhënien e autorizimit dhe vazhdimin e mëtejshëm të procedurave. 

Xhafa: ka 16 vjet kjo ngjarje, ju keni pasur dijeni dhe keni tentuar ta sqaroni këtë cështje në rrugë ligjore, e cilat kanë qenë hapat. Së dyti, a jeni vënë në dijeni për ndonjë kërkesë nga organet belge lidhur me ju, dhe cili ka qenë reagimi juaj. Së treti, në këto 16 vjet jeni thirrur në ndonjë rast nga ndonjë prej organeve ligjzbatuese në Shqipëri për tu pyetur për këtë cështje?

Avokati: është e vertete që ka 16 vjet që gjykohet dhe është mungesa e provave se duhet ti ishte dhënë fund, kjo procedurë po zvarritet, ne nuk kemi pasur dijeni për ndonjë proces pasi procesi ka vazhduar normalisht në shtetin belg. Dijenia e parë, kontakti i parë ligjor është kjo seancë që prokuroria e përgjithshe ka sjellë sot para jush, në gjithë këtë histori ka një konfondim mes asaj që kërkohet të bëhet dhe asaj që ka ndodhur, sipas prokurorëve kemi të bëjmë me urdhër arresti ndërkombëtar, kjo është masë sigurimi, prokuroria ka ardhur të kërkojë ekzekutimin e kësaj mase, apo ka regjistruar cështjen? Ne sot jemi në pamundësi pasi që në momentin që hyjmë në këtë terren ky këshill nuk gjykon. Deputetet do votojnë mbi bazën e informacioneve të mediave, ose mbi faktet që do ti përcillni ju si komision, më duket formale që prokuroria thotë kam kërkesën merreni pranojeni. Pas 16 vjetëve ne regjistrojmë cështjen dhe kërkojmë arrest për një deputet, pse nuk është bërë në fillim, nuk është bërë se nuk ka kërkesë nga shteti belg, e thotë konventa këtë gjë.

Visha: Është paraqitur para organeve të Belgjikës dhe ka ndenjur 60 ditë, autoritetet belge e revokuan këtë masë, pasi nuk gjetën asnjë provë direkte për të cilën nisën procedimin, mbledhja e baballarëve është mbajtur një vit e gjysmë më parë. Shoh ngutje për një autorizim për deputetin, ndërkohë shohim indiferentizëm, janë edhe 4 shtetas të tjerë, për të cilët kërkohet autorizim, po për këta cfarë bëhet, presin autorizim nga bashkia, procesi mesa duket është më shumë politik sesa ligjor.  

Prokuroria mund të shkruajë gjithçka, por referenca në ligj cila është, nuk ka elementët e nevojshëm për të vënë në lëvizje kuvendit për heqjen e imunitetit dhe të vërë në lëvizje drejtësinë. 

Xhafa: Kjo kërkesë është e motivuar politikisht apo jo? Sepse çështjen e kufizimit të imuniteteve e kemi zgjidhur me Kushtutë, s’ka më imunitet ndaj ndjekjes penale.

A është organi juaj në ndonjë presion politik të caktuar në vendimmarrje?

Ju keni një masë sigurie për deputetin sot, pse është e nevojshme kjo masë shtesë, çfarë ju sjell juve? Nuk është e mjaftueshme?

Prokuroria: Institucioni është i pavarur që ushtron ndekje penale, Nëse në kërkesat tona shikoni se ka kërkesa politike, por s’besoj, janë brenda Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. 

Xhafa: Se kisha që janë të natyrës politike. Keni presion politik në formulim. 

Prokurorja: S’më duket peytje me evnd. Sigursht që s’ka presion politik mbi institucionet e pavarura. Është e paimagjinueshme.

Prokurori: Kërkesa për një masë të re është e lidhur me secilin procedim penal. Në këtë rast kemi procedim të ri kështu që edhe kërkesat janë për procedimin e ri.

Halimi: Fshehja e datës, presion i politikës në prokurori…Di prokuroria një datë të mëparshme? Qëllimi i pyetjes të zmbrapset presioni i politikës nga prokuroria…

Meta: Prokuroria nuk lexon gazetat… 

Halimi: Prokuroria thotë se e ka, por se tregoj…

Meta: Mos gënje, se prokuroria ta dha përgjigjen tre herë… 

Ristani: Dihet se më 8 janar, 23 janar dhe vetëm në fund të marsit kërkesa ka ardhur në prokurori… 

Ora 12:33

Avokati i Frrokut, Saimir Vishaj tha se Ministria e Drejtësisë është anashkaluar në çështjen “Frroku”.

“Kërkesa s’ka asnjë dokument bashkangjitur…”, tha ai.

Vishaj tha se procedimi penal po pretendohet vetëm bazuar në opinionin mediatik.

“Akuza t’i tregojë një akt që vërteton që ka ndodhur ndonjë fakt ose ngjarje në shtetin belg”, tha ai.

Avokati tha se asnjë çështje penale e cila është duke u ndjekur në shtetin belg s’mund të vijë pa një vendim transferimi të autoriteve belge.

“Ministria e Drejtësisë është anashkaluar…kundër interesave proceduriale…Ministria e Drejtësisë është anashkaluar me dashje”, tha ai.

“Prokuroria s’ka të drjetë të arrestojë…”, vijoi ai

“Që nga regjistrimi dhe kërkesa është nul. Do të kërkojmë rrëzimin e kësaj kërkese”, tha ai. 

Ora: 12:39

Avokati Genc Gjokutaj tha:

“Procedimi herën e kaluar në lidhje me Frrokun për një çështje tjetër ka hapur një praktikë jo të rregullt ligjore…”.

“Sekreti hetimor…sekreti hetimor është për opinionin publik dhe media…e jo për personin që procedohet se e bën jo efektive mbrojtjen…thuhet nga ‘hetimet e deritanishme në Bruksel’, jo zotëri është një proces që është në vazhdimësi, jam i kuriozuar se si mund të procedohet kur çështja është në vazhdim…Gjykimi juaj do të jtë formal siç ishte herën e kaluar në lidhje me dhënien e autorizimit. S’jemi në gjykatë, por që të japësh autorizimin jepet me prezencë fakti jo me pretendime.

Prokuroria e mori herën e parë dhe mund të vijë edhe herë tjetër…S’ka asgjë të veçantë përveç atyre që thotë prokuroria…”, tha Gjokutaj. 

Fjala e Frrokut ne mbledhje 

Prita për 4 orë policinë te lokali, nuk e kam ndërmend ti fshihem drejtësisë, së dyti them para gjithë publikut shqiptar, që Mark Frroku nuk ka vrarë njeri, s’ka organizuar vrasjen e askujt në këtë rruzull tokësor dhe dua të them që autoritetet belge të më provojnë një fakt të vogël cfarëdolloj qoftë ai që unë në atë kohë kam qenë në Belgjikë dhe unë jam gati të shkoj atje, unë kam qenë në Shqipëri në atë kohë dhe kjo është e garantuar që kam qenë në vendin tim.

E treta, për dëshmitarin kyc, skam lidhje me këtë cështje, avokatët e mi do ta bëjnë publike se cfarë provash ka në shkresën e prokurorisë. Do jap përgjigje para drejtësisë, votuesve dhe publikut.

Është e vërtetë që familjarët tone në bazë të së drejtës zakonore, kanë pasur një takim, jo si thuhet ne media, sipas prokurorise, por ka ndodhur para një viti, babai im është 85 vjec ecën me të drejtën zakonore unë do ti ec ligjit, është sqaruar ajo punë se ata kishin ankesat e tyre, babai im u është përgjigjur në të drejtën zakonore, unë jam i gatshëm të përgjigjem për cdo gjë.

Jam kthyer më 22 shkurt nga Amerika e Veriut, përmes shteteve shengen, e provoni në TIMS, nuk kam pas ansjë probem me drejtësinë as këtu e as në shtetet shengen, eshte lehtësisht e provueshme.  

Ora 12:11

Meta: Mund të vazhdojmë mbledhjen.

Halimi: Ditën e djeshme 3 deputetë anëtarë të këshillit të rregullores kanë dorëzuar kërkesa…për plotësimin e vendit vakant në Këshill, në mënyrë që të plotësohet në mënyrë të barabartë edhe opozita edhe mazhoranca.

Vendimi merret nga kryetari i Kuvendit…

Halimi: Për ne drejtimi nga ana juaj i kësaj mbledhje ka një konflikt interesi, pasi Frroku është dëshmitar në një çështje tjetër që ka lidhje me akuza të bëra nga Tom Doshi për Ilir Metën. 

Frroku mbërrin në kuvend i shoqëruar me policë

Xhafaj: Këshilli është organ i kuvendit dhe jo i kryetarit të kuvendit, duhet të marrë miratimin e kuvendit, edhe përbërja t’i nënshtrohet në rastin konkret vënies në dijeni të seancës, për sa kohë ka funksione të deleguar si një nga organet e kuvendit. Si i tillë nuk funksionon pa miratim paraprak të seancës, nëse do diskutohet për plotësimin e vendeve, përcaktimi është i kryetari të kuvendit pasi ka marrë pëlqimin, por të njoftojë seancën, së dyti nuk ka zëvendësues ky këshill, sepse edhe rregullorja nuk e ka parashikuar si të tillë, mbledhja bëhet sipas komisioneve të përhershme, por nuk janë e njëjta gjë.

Meta: Më duket absurde, keni një vit që duhet ta kishit zëvendësuar dhe askush nuk ju ka ndaluar, dje keni sjellë kërkesën, opinionin e dëgjuat, nuk jemi mbledhur për këtë gjë, dje keni bërë kërkesën për Strazimirin, unë të enjten do ta njoftoj në seancë dhe të premten ai fillon punë, cdo debat tjetër është tepër dhe nuk ka lidhje me rendin e ditës. 

Halimi-lexon nenin 13 të Këshillit të Rregullores.

Meta: Zoti Halimi nëse s’doni të merrni pjesë kjo është çështja juaj…të enjten emri i Strazimirit në seancë, të premten e firmos unë të shtunën mund të nisë punën. Mos të dalim nga rendi i ditës.

Ristani: Ne duam të zbatojmë kushtetutën, rregulloren e Kuvendit. Po e lexojmë gërmë më gërmë…E kuptojmë që ju nuk doni ta plotësoni ekipin, pjesën që i takon opozitës në këshill se është e lidhur më kërkesën e dytë se ju keni konflikt interesi në seancë…Jeni në konflikt interesi se çështja ka qenë në dijeni tuaj që para 6 muajsh, e mbajtur e fshehur nga ju që para 6 muajsh, keni bërë veprime konkrete për ta devijuar tek zoti Berisha.

Meta: Ça çështje po flet, ju dërgon SMS Berisha…

Ristani: Ju ka akuzuar Doshi se keni porositur vrasjen e dy deputetëve…

Meta: Po pra, përsëriteni edhe njëherë tjetër…

Ristani: Që në janar e keni mbajtur të fshehur që të manipoloni hetimet, po përpiqeni të manipuloni edhe seancën e sotme…

Meta: S’kam ndërmend, nëse ju doni largohuni se nuk habitet askush…Keni shumë qëndrime për një çështje…Është detyra ime për të drejtuar mbledhjen…

Halimi: Kjo është përgjegjësi jotja…

Meta: Po e mbaj unë, ke folur 15 herë…dil fol poshtë

Meta: Fol në emër të doktorit

Meta: S’kam asnjë konflikt interesi, është çështje tjetër.

Halimi: Rregulloren e ke shkelur që në pikën e parë.

Meta: E vetmja rregullore që shkel unë është që ju flisni pa limit…

Halimi: Kur të jesh tek rasti i Koços javën tjetër rri aty…Frroku dëshmitar tek çështja “Doshi”, më e rënda në 25 vjet…

Meta: Nëse do të largoheni ikni ju…

Halimi: Nuk largohemi…

Meta: Në 125 vjet, mos ia ul vlerën çështjes se është shumë më shumë se aq… 

***

Mbledhja e sotme, vjen pas asaj te te dieles pasdite, e cila u shty per shkak te mospranise se Frrokut. Mbledhja e shkuar zgjati vetem 25 minuta, ndërsa shqyrtimi çështjes u shty për sot për shkak se kërkohej prezenca e deputetit Mark Frroku.

Prokuroria e Përgjithshme në Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr. 2, datë. 28.03.2015, ndaj Mark Frrokut, për veprën penale të “vrasjes me paramendim”, në bashkëpunim.

Hapja e hetimit është bërë mbi bazën e dosjes së përcjellë organit të akuzës, nga ana e Interpol Tirana dhe Ministria e Drejtësisë në Shqipëri.

Dosja penale për vrasjen në Belgjikë, është një procedim i ri penal i nisur tashmë nga Prokuroria ndaj Mark Frrokut, veçmas çështjes penale të hapur ndaj tij për “dëshmi të rreme” në dosjen “Doshi”.

Prokuroria në kërkesën për arrestimin e Frrokut, i bën me dije Kuvendit se gjykata belge ka vendosur ndaj tij 10 vjet heqje lirie në lidhje me vrasjen e shtetasit Aleksandër Kurti. Sipas Prokurorisë, të akuzuarit janë gjykuar në mungesë dhe ndaj tyre, më 15 janar 2010, Gjykata për Krime të Rënda e Brukselit ka dënuar secilin me nga 10 vjet burgim.

Ky proces gjykimi është zhvilluar në mungesë të personave të dyshuar, të cilët janë përfaqësuar nga avokatët e tyre. Dy prej të akuzuarve, njëri prej të cilëve edhe shtetasi Mark Frroku, kanë apeluar këtë vendim. Në bazë të legjislacionit procedural penal të Belgjikës, ky arsyetim i prezantuar nga dy shtetasit shqiptarë është argument për të pranuar apelimin.

Gjykata e Kasacionit, me vendimin e datës 24 mars 2010, ka kthyer çështjen për rigjykim. Pas apelimit të mbrojtjes, kryetari i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda të Brukselit, në datën 31 janar 2014, ka vendosur fillimisht që shqyrtimi i kësaj çështjeje të fillojë në shkurt 2015, por pak javë më parë, gjyqtari ka vendosur që ky proces të fillojë në muajin tetor 2015.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura