Kërdia me ndëshkime në Gjirokastër/ Gjobiten me 700 mijë lekë të rinj 4 persona që thyen karantinën, mbyllen pjesërisht tre fasoneri dhe Drejtoria e Tatimeve

| 16:32
SHPËRNDAJE

Inspektorati Shëndetësor Shtetëror Gjirokastër ka gjobitur me 700 mijë lekë të rinj katër persona për  thyerje të karantinës.

koronavirus

Po ashtu bëhet e ditur se janë mbyllur pjesërisht edhe tre fasoneri. Bëhet fjalë për një fasoneri në Gjirokastër dhe dy në Përmet.

Po ashtu është kryer inspektim në spitalin rajonal “Omer Nishani” ku është lënë detyrë dezinfektimi i ambienteve dhe izolimi i detyruar për 7 persona pozitivë, 4 infermiere dhe 3 sanitare.

Gjithashtu është njoftuar mbyllja e pjeshme e Drejtorisë së Tatimeve, pasi 7 punonjës administrate rezultuan pozitiv.

Nuk dihet ende derisa kohë do rrijë e mbyllur, por pritet një njoftim i dytë.

Pas përhapjes së shpejtë të virusit COVID në Gjirokastër, ISHSH në bashkëpunim me policinë e shtetit ka përforcuar kontrollet dhe masat parandaluese.

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.