Kërcet sherri mes familjarëve, 15 persona rrihen me njëri-tjetrin. Mes tyre edhe gratë. Disa përfundojnë në spital

SHPËRNDAJE

Një sherr brenda familjes ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Rahovecit. Aty ka ndodhur një rrahje masive nga e cila nuk janë kursyer as gratë. 15 persona të së njëjtës familje janë përfshirë në rrahje prej tyre tre të lënduar të cilat janë derguar për trajtim në spitalin e Gjakovës. Besohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur për motive pronësore.

Policia-e-Kosoves

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Gjakovës, Lirije Podrimja.

“Mund të ju konfirmoj se rrahja është raportuar në stacionin policor mbrëmë rreth orës 19:56, ka ndodhur në rrugën “Haxhi Sharku” në Rahovec. Të gjithë janë familjarë mes vete por që jetojnë ndaras. Në rrahje janë përfshirë 15 persona. 3 persona janë ndalë në spitalin e Gjakovës për trajtim të mëtutjeshëm, të tjerët janë liruar për në shtëpi. Sipas mjekëve, gjendja është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën”, konfirmoi Podrimaj.

Sipas saj, pas intervistimit janë ndaluar për 48 orë 6 persona.

“Gjatë rrahjes janë përdorur mjete të forta”, përfundoi Podrimaj.

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.