Kërcënonte ish-të dashurën se do t’i publikonte fotot intime në internet, arrestohet 25-vjeçari

Mar 2, 2015 | 9:40
SHPËRNDAJE

SHKODER/ Nje 25-vjeçar eshte arrestuar nga policia, pas kercenimit te vazhdueshem qe i ka bere ish te dashures, se nese nuk pranonte te rilidhej me te do t’i publikonte fotot intime ne internet.

Policia e Shkodres

Sipas policise se Shkoders ne pranga eshte vene shtetasi Ardit Gavoçeja, 25-vjeç, banues në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe.

“Ai  i ka berë presion psikologjik te vazhdueshem, (pasi ka qene ish – i dashuri) shtetëses Gj. D., 21-vjeç banuese në Puke (studente), se do të hedhë disa foto intime në internet”- njofton policia.

Mesohet se i riu e ka ndjekur në menyrë të vazhdueshme nëpër qytetin e Shkodrës, me automjetin Tip Mercedes Benz me Targë AA 372 HX, ne forme presioni e kercenimi.

Denoncimi eshte bere nga vete vajza, e cila ka rrefyer ne polici per situaten, duke fajesuar ish te dashurin. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura