Kërcënoi një grua me thikë për ta grabitur, autorit i ndodh ajo që nuk e priste

Dec 13, 2017 | 15:07
SHPËRNDAJE

Tentativa e një 21- vjeçarit për të grabitur një grua në Babrru, jo vetëm që ka dështuar, por autori përfundoi për disa orë në bodrumin e një pallati dhe është dhunuar fizikisht nga 3 persona.

Djali i gruas që ai kërcënoi me thikë për ta grabitur, e mori peng bashkë me dy shokët e tij, fillimisht duke e futur në bagazhin e makinës. Më pas e transportuan disa metra më tej, në bodrumin e një pallati, ku ushtruan dhunë fizike ndaj tij.

policiaa1

Policia që ishte njoftuar më parë për tentativën e grabitjes, pas disa orësh mësoi edhe për “hakmarrjen” e tre të rinjve, që duke bërë vetëgjyqësi, i kishin hequr lirinë në mënyrë të paligjshme autorit. Burime nga Policia e Tiranës thanë dje se mbrëmjen e së shtunës u arrit të arrestohen të katërt personat e përfshirë në ngjarje.

U arrestua pengu, Marash Gjoklaj, 21 vjeç, për kanosje dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta, si dhe pengmarrësit, Mariglen Dusha, 21 vjeç, Genard Driza, 25 vjeç e Ervin Ebipi, 23 vjeç, për heqje të paligjshme të lirisë, kryer në bashkëpunim.

TENTATIVA E GRABITJES

Rreth orës 18:00, 21-vjeçari Marash Gjoklaj, që sipas Policisë njihet si përdorues i lëndëve narkotike, ka tentuar të grabisë një fqinjën e tij, duke e kërcënuar me thikë.

Ngjarja ka ndodhur pranë banesës të së dëmtuarës, 42-vjeçares Suzana Dusha, në lagjen “Shpat”, të Babrrusë, në Tiranë. Ajo ka qenë duke u kthyer në shtëpi, pasi kishte bërë pazarin, kur para i ka dalë Gjoklaj, i cili duke mbajtur në dorë një thikë, i ka thënë që t’i jepte paratë që kishte me vete.

Burime nga Policia thanë se e dëmtuara i ka thënë që nuk kishte para me vete, pasi i kishte shpenzuar në dyqan, por ta priste sa t’i merrte në shtëpi. Fillimisht autori ka tentuar ta ndalojë, por nga frika se mos e shihnin fqinjët është larguar në momentin që ajo ka hapur portën.

PENGMARRJA

Shtetësja Suzana Dusha, pasi është kërcënuar nga fqinji, është futur brenda, por familjarët kanë kuptuar se i kishte ndodhur diçka, pasi ishte në gjendje ankthi. Bashkëshorti i ka thënë se duhej lajmëruar Policia në lidhje me atë që kishte ndodhur. Në këtë moment i biri, Mariglen Dusha, ka mësuar se çfarë kishte ndodhur dhe kush ishte personi që i kishte kërcënuar nënën.

Rreth orës 19:30, ai ka kërkuar ndihmën e dy shokëve të tij, Genard Driza e Ervin Ebipi, për t’i dhënë një “mësim”, personi që i doli para me thikë të ëmës. Pasi e kanë gjetur 21-vjeçarin Marash Gjoklaj, e kanë futur me forcë na bagazhin e mjetit tip “Ford Fokus”, në zonën e Babrrusë.

Pasi e kanë transportuar disa metra nga vendi ku e kanë marrë, e kanë futur në bodrumin e një pallati dhe aty kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij. Më pas, shërbimet e Komisariatit nr.5 kanë arritur në vendin e ngjarjes, duke vënë në pranga pengmarrësit dhe pengun.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura