Kërcënoi me djegie djalin e Mustafës dhe varje në semafor ministrin, 3 muaj burg

Sep 2, 2015 | 9:10
SHPËRNDAJE

Policia, Prokuroria dhe Gjykata janë treguar super efikas në “mbrojtjen nga kërcënimi” të një ministri dhe djalit të kryeministrit. “Koha Ditore” shkruan se një hetim ekspres është finalizuar me një aktakuzë dhe gjykim po aq të shpejhte ndaj një të riu nga një fshat i Klinës.

kohaAlban Morina është dënuar të martën nga Gjykata Themelore e Prishtinës me tre muaj burgim dhe i është caktuar menjëherë masa e paraburgimit prej tre muajsh, për shkak se “ka kërcënuar me djegie me benzinë Besnik Mustafën, djalin e kryeministrit Isa Mustafa” dhe me “varje te semaforat”, ministrin e Punës, Arban Abrashi, siç ka thënë ai, pas një revolucioni që do të ndodhë në Kosovë. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura