“Kërcënoi kandidatin për rektor të UT”, shoqërohet Emiljano Shullazi

Apr 17, 2016 | 8:44
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka shoqëruar mbrëmjen e sotme në Emiljano Shullazin, pas deklaratave të ish-Kryeministrit Berisha se kishte kërcënuar kandidatin për rektor të UT-së, Mynyr Koni.

ShullaSipas Berishës, Shullazi ka kërcënuar Konin që të tërhiqej nga gara për llogari të kryeministrit Rama. Deklaratën e bëri publikë në një konferencë për mediat.

Por burime nga Policia raportojnë se Shullazi është shoqëruar nga forca të Komisariatit nr. 2, teksa efektivë policie janë parë në zonën e “21 Dhjetorit” ku banon ai.

Sipas burimeve ai është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Tiranë ku do të merret në pyetje për kërcënimin në fjalë.

Vetë kandidati për rektor, Mynyr Koni deklaroi se ai do të vazhdojë garën, por nuk përmendi kërcënimet e Shullazit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura