Kërcënohet përmes rrjeteve sociale një vajzë, policia nis hetimet ndaj një çifti të rinjsh. Në pranga dy burra dhunues

Jun 28, 2022 | 11:43
SHPËRNDAJE

Katër persona përfunduan në prangat e policisë së Vlorës në orët e fundit, për vepra të ndryshme penale.

policia vlore

Në mesin e tyre, një 50 vjeçar me inicialet A. J., banues në Konisopl, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Ai do të hetohet për veprën penale “Dhuna në familje”.

Një tjetër person po për këtë vepër penale u arrestua nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë. Bëhet fjalë për shtetasin V. G., 65 vjec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. B., 40 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar. Pasi është ndaluar nga shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, është gjetur një fenelinë si ato të Policisë së Shtetit.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. S., 31 vjeç dhe E. M., 31 vjeçe, të dy banues në Orikum, pasi dyshohen se nëpërmjet rrjeteve sociale, kanë kanosur dhe shtrënguar me qëllim përfitimi, shtetasen J. S.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. R., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

-K. L., 25 vjeç, banues në Vlorë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë dhe Sarandë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura