Kërcënohet me vdekje, dedikim special i Kolumbisë për fitoren me Poloninë

Jun 25, 2018 | 22:19
SHPËRNDAJE

Trajneri i Kolumbisë Hose Pekerman ia ka dedikuar fitoren e mbrëmje së djeshme ndaj Polonisë lojtari Karlos Sançez i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutën e tretë përballë Japonisë. Kolumbiani u kërcënua me vdekje për kartonin që mori dhe kjo është një gjë serioze.

393217_TS_25-06-18_3307876098_

Policët po hetojnë mbi kërcënimet, të cilat u dërguan përmes rrjeteve sociale. “Ai ka kaluar një kohë të vështirë. Ne duam ta ndajmë këtë fitore me atë. E gjithë skuadra ndjen të njëjtën gjë”, deklaroi Pekerman.

thumb79

Mbrojtësi kolumbian, Andres Eskobar u vra 10 ditë pasi shënoi një autogol në ndeshjen kundër SHBA në Kupën e Botës 1994. “Kemi marrë disa informacione, por nuk mund të konfirmoj asgjë. Futbollisti u ndikua shumë thellë, dhe unë mendoj se të gjithë ne e kuptojmë që futbolli është një gjë krejtësisht ndryshe. Këto gjëra as që duhen thënë me zë të lartë. E konfirmuar ose jo, kjo është diçka shumë e dhimbshme”, u shpreh trajneri i Kolumbisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura